Rama nesër viziton Athinën, policia greke ndërmerr masa të rrepta sigurie

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e 11 majit do të jetë në Athinë ku do të takohet me diasporën shqiptare që jetojnë në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke, policia greke po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të Ramës në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 08:30-09:00 të mëngjesit.

Policia greke ka forcuar sigurinë për vizitën e Ramës, mes frikës për ndonjë përshkallëzim të mundshëm.

“Qindra policë do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të kryeministrit shqiptar në vendin ku do të mbahet takimi”, thuhet në raportimin e mediave greke.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18.00-19.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Rama ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ku fton shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë Athinës të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi.

Rama ka thënë se Athina është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, ku jeton komuniteti shqiptar, me të cilët dëshiron të ndajë vizionin e “Shqipëria 2030”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika