Një muaj paraburgim ndaj Slobodan Miletiq për trazirat në Zveçan

Nën dyshimet për “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar”, Gjykata në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit Slobodan Miletiq. I njëjti u arrestua të premten, për protestat e dhunshme të majit të vitit të kaluar

Për veprimet që dyshohet se i bëri një vit më parë, Slobodan Miletiq do të jetë në paraburgim për 30 ditët e ardhshme.

I arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje, Miletiq doli sot para gjykatës themelore në Prishtinë, meqë Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.

I njëjti u arrestua nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, në Zvecan në kohën kur serbët protestonin kundër kryetarëve shqiptarë.

Në arsyetimin e Gjykatës Themelore, përvec sulmit ndaj zyratrëve të KFOR-it, aty përmendet edhe tentimet që i njëjti me një grup personash kishin bërë ndaj zyrtarëve policor, duke iu rrezikuar jetën.

Gjykata Themelore në Prishtinë: “I pandehuri S.M dyshohet se me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe duke përdorur shkumë ka tentuar të bëjë bllokimin e ventilimit të veturës së Policisë në të cilën në ato momente gjendeshin të ngujuar brenda në veturë zyrtarë policorë, e qëllimi i të pandehurit ka qenë që këtyre zyrtarëve policorë t’ju ndalet furnizimi me oksigjen duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarëve policorë, me çka nga veprimet e këtij të pandehuri përmbushën të gjitha elementet e veprave penale për të cilat dyshohet.”

Pas seancës avokatja e tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, duke thënë se nuk ka parë as dëshmitë, mbi të cilat prokuroria ka arrestuar të njëjtin.

Jelena Krivokapiq– Avokate ka deklaruar se “Në fakt, pak a shumë e di çfarë ka në arsyetim, pasi gjykatësi në seancë e ka thënë, edhe pse mua nuk ishin në gjendje të më ofronin çfarëdo dëshmie, pos një fotografie ku nuk shihet asgjë.Dhë sipas tyre, ata kanë dëshmi, porse në këtë fazë nuk mund të mi japin. Por jam dakorduar me prokurorin special që jabën e ardhshme të vijë personalisht tek ai dhe se do të mi jap të gjitha dëshmitë që prokuroria posedon.”

Më 29 maj të vitit të kaluar, nga persona të armatosur e të maskuar në Zvecan u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it, derisa protestuesit vazhdimisht sulmuan edhe gazetarët duke ua dëmtuar edhe veturat.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika