S’shkon në takim me Kurtin as Tahiri i AAK-së

Ftesën për takim krerësh të partive opozitare me kryeministrin Albin Kurti, vetëm Memli Krasniqi i PDK-së e ka pranuar, ndërsa kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së e kanë refuzuar, duke theksuar se tema duhet të trajtohet nga krerët e grupeve parlamentare. Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, siç mëson Dukagjini, nuk do të marrë pjesë në këtë takim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën për këtë takim, duke theksuar me këto tema merren krerët e grupeve parlamentare dhe jo kryetarët e partive.

Nga AAK-ja fillimisht thuhej se do të merrte pjesë shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, por që i njëjti, siç mëson Dukagjini, nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.

Pritet takimi në mes të Kurtit dhe Krasniqit

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika