A.Gashi: Darka e sotme është nisja e bisedimeve për datën e zgjedhjeve

Analisti Astrit Gashi. lidhur me takimin që po zhvillohet mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, ka në thelb nisjen e bisedimeve për datën e zgjedhjeve në vend.

Gashi, në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, shtoi se kryeministri Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke e hedhur fajin te mosfunksionimi i Kuvendit në miratimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“ Darka e kërkuar nga kryeministri Kurti është nisja e bisedimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në bazë të informacioneve, Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke hedhur fajin te mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës. Kryeministri Kurti do me jep peshën e përgjegjësisë te secila parti politike që është në Kuvend për këtë mosfunksionim. Për ligjet kryesore që nuk po kalojnë, problemi esencial dhe thelbësor është deputetët e LVV-së, duke u nisur nga Kodi Civil”, shtoi Gashi.

Gashi potencoi se Kurti ka ftuar këtë takim veçse për ta rrëzuar kuvendin dhe për t’ua hedhur fajin të gjitha partive politike në vend.

“Kryeministrit Kurti nuk ka qenë i gatshëm për takime të tilla, ai është i gatshëm vetëm kur ka nevojë me e rrëzu qeverinë, duke e rrëzuar kuvendin dhe duke hedhur fajin gjitha partive politike” shtoi ai.

Tutje, Gashi ritheksoi se kjo ftesë e kryeministrit Kurti ndaj liderëve të opozitës në vend ka një qëllim në vetvete.

“Kryeministri Kurti kurrë asnjëherë nuk i ka thirrur darkë liderët politikë për t’ua dhënë planin Franko-Gjerman, ua ka dhënë Escobari. Nuk i ka ftuar as për drekë, darkë e mëngjes e as në branch, as për t’ua dhënë drafin e Asociacionit, ato ia ka jep Burim Ramadanit, i ka përshkruar komplet Escobar etj.” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika