Përleshen në mes vete tre persona në Podujevë, Policia sekuestron një shufër druri dhe një thikë

Gjatë ditës së djeshme, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur janë përleshur tre persona në qytetin e Podujevës. Njësitet policore, gjatë kontrollit tek një i dyshuar kanë sekuestruar një shufër druri, ndërsa tek tjetri një thikë

Qyteti i Podujevës

Janë arrestuar tre të dyshuar në Podujevë, të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek një i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një shufër druri, ndërsa te një tjetër është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, derisa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orën 12:20.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika