Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell 45 tituj të rinj për panairin e librit

Shtëpia botuese “Dukagjini”, i sjell Panairit të 22-të të librit, më shumë se 45 tituj të rinj të zhanreve të ndryshme. Cdo botim i shtëpisë botuese “Dukagjini”, ofron 20% zbritje për lexuesit

Botimet e shtëpisë botuese "Dukagjini", në hapësirat e "Panairit të Librit 2022"

Shtëpia botuese “Dukagjini” merr pjesë në Panairin e 22-të të Librit në Prishtinë me më shumë se 45 tituj të rinj. Brenda një viti, kjo shtëpi botuese, e njohur për kolanat e saj të jashtëzakonshme të botuara më parë, rikthehet dukshëm në tregun e librit artistik, për t’u zgjeruar më tej edhe në librat filozofikë, të historisë së artit, parapsikologjikë e shumë të tjerë.

“Dukagjini” i përgjigjet çdo tipi të lexuesit, atij që interesohet për letërsinë e mirëfilltë, por edhe atij që priret kah librat parapsikologjikë etj., dhe një kujdes e vëmendje të veçantë e tregon ndaj lexuesit të vogël, të cilit i ofron libra të mrekullueshëm me ilustrime origjinale dhe tërheqëse.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ofron 20% zbritje në të gjitha botimet e saj dhe, deri të dielën, kushdo që porosit nga Libraria Dukagjini, përveç zbritjes, përfiton edhe postën falas kudo në Prishtinë.

Disa nga botimet e shtëpisë botuese “Dukagjini”

Të gjithë ata që blejnë librat e Dukagjinit në panair, përfitojnë një “voucher”, të cilin do të mund ta përdorin në Librarinë Dukagjini. Po ashtu, kushdo që viziton stendën tonë dhe blen librat tanë pajiset me çanta, bookmarks-a, stikera të personalizuar etj.

Në stendën tonë do të gjeni botime të mrekullueshme të DUKAGJINIT dhe të imprintit tonë LEKË:

  • Tetë libra të kolanës ANIMA, një kolanë e jashtëzakonshme me emrat më eminentë të letërsisë botërore, si: Lev Tolstoi, Jose Donoso, Miguel de Unamuno, Nikolai Leskov, Henry James, Mihaill Bullgakov, Mireca Eliade, Nikos Kazantzakis
  • Lektyrat shkollore, një seri librash për fëmijë të autorëve klasikë botërorë, si: Vëllezërit Grimm, Hans Christian Andersen, Beatrix Potter, Charles Perrault etj.
  • Gjashtë libra të autorit më të njohur italian për fëmijë, Gianni Rodari, me ilustrime mbresëlënëse, origjinale dhe tërheqëse për çdo fëmijë.
  • “Mëngjes te Tiffany”, një libër që u përfol në të gjithë botën.
  • “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” dy libra të autorit Glauk Konjufca që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore.
  • “Frida”, një biografi për piktoren më të njohur të shekullit xx
  • “Truri i fëmijës”, “Mindsight (vështrimi i mendjes)”, “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, libra bestseller që na ndihmojnë ta përmirësojmë veten dhe jetën tonë.
  • “Inteligjenca artificiale” nga Matthew Burgess, që fton lexuesin kureshtar për të parë ndikimin dhe formësimin e së ardhmes nga inteligjenca artificiale.
  • “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit” nga Shpëtim Selmani, që sjellin një model shkrimi të ndryshëm nga ai tradicional dhe u përgjigjen problematikave të njeriut modern.

Vizitoni stendën Dukagjini dhe përfitoni nga ofertat tona të shumta!

Dy libra të shtëpisë botuese “Dukagjini”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika