Java e Albanologjisë, diskutohet për folklorin shqiptar

Po vazhdojnë të mbahen aktivitete të shumta në kuadër të Javës së Albanologjisë në Kosovë. Në ditën e katërt u fol për folklorin shqiptar dhe rrënjët e tij

Java e Albanologjisë

Studiuesit po tregojnë gjetjet e tyre e të tjerët po dëgjojnë me vëmendje.

Në ditën e parafundit të javës së Albanologjisë u fol e u prezantuan punime për folklorin shqiptar, nisur nga studimi për Qamilin e Vogël, vallet kombëtare e deri tek analizimi i tingujve të ndryshëm muzikor.

Sekretari shkencor në Institutin Albanologjik, Lulzim Lajqi tregon për rëndësinë e kësaj jave.

 “Unë mund të them që jemi të kënaqur me rrjedhën që ka shku deri tash, mirëpo mendoj që vlera e vërtetë e këtij aktiviteti është kur të botohen kumtesat, ne e kemi traditë dhe rëndësia e këtyre punimeve më e madhe është kur te gjitha këto botohen në vëllime”, tha Lulzim Lajqi.

Lulzim Lajqi

Një ndër studiuesit që ishte i ftuar të fliste për materialin muzikor folklorik tregoi çështjet kryesore që diskutuan për këtë temë.

Studiuesi Liburn Jupolli deklaroi se “Folklori është prezent në vet shoqërinë dhe Instituti merret me këtë pjesë dhe është i hapur gjithnjë për publikun e gjerë”

Liburn Jupolli

Në ditën e fundit të Javës së Albanologjisë, do të diskutohet për format dhe praktikat e solidaritetit tradicional e bashkëkohor ndër shqiptarë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika