Halimi për grafitet në kishën ortodokse: Ne dyshojmë që janë akte të nxitura nga Serbia

Në kishën ortodokse serbe të trinitetit me lokacion në Nakëll të Pejës, ku janë shkruar disa grafite me akte fetare, Armend Halimi, Kriminolog nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, ka thënë se këtu mund të kenë dorë edhe shërbimet sekrete serbe

Armend Halimi, Kriminolog nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS

Në një objekt fetar në Pejë, kishë ortodokse, u shfaqën disa grafite me përmbajtje fetare, të cilat në bazë të të gjeturave të Institutit “Oktopus”, dalin që nuk janë të shkruara nga besimtarët myslimanë sepse ka gabime drejtshkrimore.

Armend Halimi, kriminolog nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, ka thënë se këtu mund të kenë dorë edhe shërbimet sekrete serbe.

“Ne kemi bërë thirrje që Serbia përdor propaganda në forma të ndryshme dhe gjejnë momentin kur më së shumti i përshtatet, ne shqetësohemi për faktin që Serbia ka gjetur një kanal që bëhet fjalë për akte të nxitura dhe dirigjuara nga Serbia, ku nga forma e shkruar dyshimet janë tek njerëzit e rritur, e ne dyshojmë që janë akte të nxitura nga Serbia, është fakti se asnjë besimtari mysliman nuk do t’i kontribuonte në aspektin fetar për ta paraqitur vetën si radikal, është e kundërta e një besimtari mysliman,” tha Halimi, në “Rreth e Rrotull”.

Teksa, historiani Shkodran Imeraj thotë se ky akt është i papranueshëm.

“Konsideroj se është një akt i dënueshëm dhe i papranueshëm se është bërë një demolim në një objekt të kultit fetar dhe mendojmë që prokuroria e shtetit duhet të merret me këtë rast, rasti i këtyre grafiteve nuk është rast i paqenë edhe më herët në kishat ortodokse,” ka thënë Imeraj.

Sipas Imerajt, ky akt mund të jetë i porositur, ai e quan shqetësuese rastin e grafiteve dhe mesazheve me prapavijë fetare.

Historiani, Shkodran Imeraj

“Ne e shohim se mund të jetë edhe akt i porositur për ta rritur çmimin e negociatave mes institucioneve të Kosovës dhe kishës serbe.”

Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë, mulla Musli Arifaj, ka thënë se kjo është e papranueshme.

“Nuk e kam ditur që ekziston ajo kishë, këto informata i kemi marrë vetëm nga mediat, nuk i kemi marrë nga ndonjë institucion, kjo është një goditje që nuk do të duhej.”

Cilido objekt fetar që vihet dorë në të, me qëllime të këqija, Arifaj tha se është i papranueshëm.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë, Mulla, Musli Arifaj

“Paragjykimet se kush i ka shkruar do të doja t’ua linim organeve të drejtësisë. Ata që kanë vënë dorë le ta marrin atë që meritojnë,” tha Arifaj.

Arifaj thotë se ato grafite nuk e beson që të jenë shkruar nga ndonjë person i besimit mysliman.

“Ato shkrime kanë gabime që një mysliman që di diçka nga besimi i tij, nuk i bën ato gabime, sepse në asnjë libër që ata lexojnë nuk shkruhen në atë mënyrë,” shtoi Arifaj.

Ai shtoi se duhet respektuar besimet e të tjerëve dhe të mos cenohen, ndërsa ata që nuk e respektojnë këtë atëherë të përballen me drejtësi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika