Kosova dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshje kjo që formëson akoma më tej bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes

Sot është nënshkruar memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri, i cili ka thënë se kjo marrëveshje do të formësojë më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve.

Në këtë marrëveshje përfshihet dhe koordinimi për mbështetjen e integrimit të Kosovës në NATO.

“Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”, ka thënë Maqedonci.

Ministri është shprehur se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika