Shqipëria 25 vjet në OSBE

Shqipëria ka mbushur 25 vjet si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Shqipëria, nga një vend anarki e vitit 1997, tani, një vend me suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare. Kështu po cilësohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“25 vjet OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në Këshill Sigurimi të OKB-së”.

Kështu ka shkruar, Olta Xhaçka në një postim në Twitter të dielën e 27 marsit.

 

Shqipëria është mirënjohëse ndaj rolit të OSBE-së për këtë transformim dhe mbështetje të vlefshme, për qeverisjen e mirë  dhe reformën ligjore, zgjedhore, administrative, në luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapacitetve në të gjitha fushat, ka thënë Xhaçka.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon në drejtimin e duhur.

Rrethanat postkomuniste të kohës i mundësuan Shqipërisë hyrjen në OSBE.

“Pas trazirave të brendshme të vitit 1997, OSBE-ja vendosi të dërgojë një delegacion në Shqipëri”, keshtu thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes se Holandës.

OSBE në përputhje më angazhimet për të ndihmuar kapërcimin e krizave, e ka ndihmuar Shqipërinë për ta çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme pluraliste apo “miratimin e Paketës së Përkohshme Kushtetuese, më 29 prill 1991”.

OSBE-ja, gjatë organizimit të zgjedhjeve në muajt qershor dhe korrik 1997, u përfshi në monitorimin e tyre.

“OSBE-ja mbështet reformat ligjore, gjyqësore, administrative dhe pronësore dhe ndihmon autoritetet shqiptare në ndërtimin e kapaciteteve parlamentare, luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e shoqërisë civile”.

Shqipëria mori Kryesinë vjetore të OSBE-së nga Sllovakia më 1 janar, për një periudhë dymbëdhjetëmujore.

Nën moton “zbatimi i angazhimeve tona së bashku” programi i punës së Shqipërisë përfshinte uljen e tensioneve në Ukrainën lindore, avancimin e përpjekjeve për zgjidhjen e konflikteve, forcimin e rolit të grave në paqen dhe përpjekjet e sigurisë, luftimin e korrupsionit, luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe avancimin e masave për të luftuar antisemitizmin.

Kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika