Arrestohet një person në Obiliq, pengoi policët gjatë detyrës

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Raskovë të Obiliqit pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë tentimit për ta arrestuar.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte urdhër arrest nga gjykata.

Rasti është iniciuar nga policia si “Pengim i personit zyrtar gjatë detyrës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policorë  gjatë tentimit për ta arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër arrest nga gjykata, ku i kërkuari ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika