Kurti pret në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Në takim me udhëheqësit e koalicionit VLEN, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor, derisa kanë diskutuar për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor.

Përfaqësuesit e VLEN-it kanë diskutuar me Kurtin për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale.

Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shteteve tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika