Bllokim e dëme materiale në Prishtinë pas reshjeve të shiut

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Prishtinë kanë shkaktuar dëme materiale, të cilat po sanohen nga ekipet e zjarrfikësve dhe autoritetet e emergjencave, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Në një njoftim, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë durim në trafikun e ngarkuar, i cili është ndikuar nga ndërhyrjet në rrugë nga ekipet e emergjencës

Pamje nga Komuna e Prishtinës, 20 maj 2024.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme materiale, të cilat janë duke u sanuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve që të kenë durim edhe në trafikun e ngarkuar, i cili është shkaktuar nga ndërhyrjet në rrugë nga ekipet e emergjencës.

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë vërshime në disa lagje të Prishtinës

“Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve se për çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë gjithë javës vendi do të vazhdojë të përballet me reshje të dendura shiu.

Ndërsa, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut është bllokuar rruga Prishtinë – Gjilan.

Durmishi ka njoftuar se rruga është bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut në fshatin Kishnicë.

Pas reshjeve të shiut, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika