Sekiraqa vazhdon ta sfidojë shtetin, Policia ende s’e di se ku gjendet

Enver Sekiraqa, foto ilustrim.

I dënuari për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, vazhdon të jetë ende në arrati. Policia e Kosovës ndërkaq ka dhënë detaje për “Dukagjinin” për gjitha masat që i kanë marrë deri më tani.

Në përgjigje thuhet se Sekiraqa nuk është gjendur në adresën e banimit të tij.

“Ashtu siç keni qenë të informuar edhe më parë lidhur me të gjitha veprimet e mëhershme të Policisë së Kosovës, në lidhje me zbatimin e Aktvendimit të Gjykatës se Apelit për të pandehurin Enver Sekiraqa, ju infomojmë se Policia e Kosovës sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor, me datë 17, 18 dhe 19.05.2024 e ka kërkuar të njëjtin në adresën e banimit të tij, por i njëjti nuk ishte gjetur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Meqë i njëjti nuk ishte hasur në shtëpi, Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetentë ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, ndërsa sot me datën 20.05.2024, me raport njoftues është njoftuar Gjyqtari i rastit, se i pandehuri është kërkuar në adresën e banimit dhe nuk është gjetur”, vijon përgjigja.

Edhe pse thuhet se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare, Policia ende nuk e di vendndodhjen e tij.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare, drejtoritë rajonale policore dhe mbetet në kërkim të pandehurit për zbatim të Aktvendimit të Gjykatës se Apelit dhe vendimeve të organeve të drejtësisë”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika