Avokati për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dihej se do të arratisej

Avokati, Arbër Jashari për arratisjen e Enver Sekiraqës ka thënë se dihej që do të arratisej nga prapavija e tij, pasi që ai ka qenë një kohë të gjatë në arrati

Avokati, Arbër Jashari

I dënuari për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, vazhdon të jetë ende në arrati.

E për arratisjen e tij, avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Enver Sekiraqa ka pasur fuqi  për arratisje të mundshme, duke u bazuar nga sfondi i tij që ai të ikë dhe të mos i përgjigjet askujt.

Dy kahjet për arratisjen e tij, Jashari ka theksuar se aspekti i parë se i është shkelur e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme, sepse ka qëndruar më shumë se një dekadë nën masa të ndryshme dhe aspekti i dytë është vlerësimi i rrethanave nga Gjykata nuk është vlerësuar edhe aq.

“Enver Sekiraqa është i arratisur në dy aspekte: Aspekti i parë i është shkelur e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme, pasi kemi më shumë se një dekadë nën masa, fillimisht paraburgim e aktualisht në masën e arrestit shtëpiak. Shteti ka dështuar në këtë aspekt dhe ka shkelur nenin 29 të Kushtetutes së Kosovës edhe nenin 5 e 6 të Konventave Evropiane pasi nuk iu është mundësuar e drejta për një gjykim në kohë të arsyeshme brenda afateve ligjore, duke qenë se ka qëndruar mbi 10 vite burgim. Aspekti i dytë ka dështuar se nuk i ka vlerësuar rrethanat. Me kodet e mëhershme, paraburgimi ka qenë I dënueshëm. Kur nuk është e përcaktuar me ligj është diskrecion I gjyqtarit, dhe gjyqtari gjithmonë duhet me i vlerësu rrethanat në bazë të nenit 184, se a ekziston dyshimi I bazuar, a ekziston frika se do të ikë, a do të ndikojë në procedura apo dhe a do të përsërisë veprën penale”, u shpreh avokati Jashari.

Jashari ritheksoi se masa e arrestit shtëpiak dhe duke mos bërë shkelje ligjore, kanë qenë si një fakt i mundshëm për me “lajthitë” gjykatën dhe duke e lënë Enver Sekiraqën në masën e arrestit.

“Enver Sekiraqa ka qenë një kohë të gjatë në arrati dhe gjithmonë ekziston duke pasur parasysh fuqinë e tij në backroundin e tij që ai të ikë dhe mos ti përgjigjet. Një fakt që ka mundur me qit lajthitje gjykatën, kohëve të fundit ka qenë në masën e arrestit shtëpiak dhe ka zbatuar këtë masë, duke mos bërë shkelje ligjore. Dhe kjo ka mundur që ta frymëzojë bindjen te Gjykata që ai do të përgjigjet thirrjeve të Gjykatës në pritje të vendimit të Apelit”, theksoi Jashari.

Sa i përket prezencës së të akuzuarit në Gjykatë kur merret vendimi, avokati u shpreh se pavarësisht se ligji nuk e parasheh, prania e të akuzuarit nuk është e domosdoshme ose nuk është e obliguar ligjërisht.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika