Abazi e quan Kurtin “kryeministër i Nenadit”: Shtron darka e thur vargje për Ivanoviqin

Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, e ka quajtur Kurtin si “kryeministër të Nenadit” e që sipas tij, i njëjti “shtron darka e thur vargje” për politikanin serb, Oliver Ivanoviq

Pamje nga darka e mbrëmshme e Kurtit me përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Foto: Kryeministria

Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai dhe miku i tij, tashmë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në vitin 2007 i kishin thënë se në restorant nuk flasin për çështjen e kombit.

“Sikur kjo të ishte hipokrizia e vetme”, ka thënë Abazi.

Madje deputeti Abazi, Kurtin e ka cilësuar si “kryeministër të Nenadit”, e që e kishte fjalën për ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit “shtron darka e thur vargje” për politikanin serb, tashmë të ndjerë Oliver Ivanoviq.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në darkë pune me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Kurti dhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, kanë takuar për darkë pune zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kryetarin e Grupit Parlamentar multietnik Enis Kervan, nënkryetarin e Kuvendit, Bahrim Shabani dhe disa deputetë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika