Vdes një person në Novobërdë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës

Ka ndërruar jetë një person pasi është dërguar në QKUK, i cili kishte marrë lëndime të rënda trupore në vendin e punës

Policia e Kosovës

Një person në Novobërdë që ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia, i njëjti ka ndërruar jetë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima ka vdekur pasi është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika