Një kontigjent i ri i trupave gjermane mbërrin në Kosovë

Gjatë ditës së some në Kosovë ka mbërritur një kontigjent i ri i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it. Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se kjo tregon përkrahjen e shtetit gjerman për stabilitetin rajonal

Gjatë ditës së sotme, një kontigjent i trupave gjermane ka mbërritur në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se ardhja e këtij kontigjenti pasqyron mbështetjen e Gjermanisë për stabilitetin rajonal.

“Ardhja e një kontigjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë Ulutash.

“Ai i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme. drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këta ushtarakë do të vendosen në Komandën Rajonale të Lindjes.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika