Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.

“Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, ka shkruar Scholz në një artikull të publikuar në “The Economist” më 23 maj.

“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, ka thënë tutje Scholz.

“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, ka shtuar ai.

Scholz po ashtu ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk do të ketë armët e veta bërthamore.

“Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, ka theksuar kancelari gjerman.

Muajin e kaluar, Macron ka thënë se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.

Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar të mbrojtjes evropiane, derisa ai paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Evropian më të fuqishëm në skenën evropiane, duke thënë se “Evropa mund të vdesë”./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika