Kurti: Ekziston një ankth në Evropë e Kosovë nga rikthimi i mundshëm i Trump

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përjashtuar se në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën ka një lloj frike për kthimin e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Derisa ka folur në margjinat e sesionit të Institutit ODI për çështjet globale në Londër, Kurti ka thënë se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.

Sipas Kurtit, rikthimi i mundshëm i Trumpit në pushtet i streson liderët evropianë për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave.

“Nuk është se mund të ndodhë diçka e keqe, por ekziston frika për diçka të panjohur. Çfarë do të bëjnë ata (v.j. SHBA-ja) dhe si do ta mendojnë, si një urgjencë e caktuar mund ta rrëmbejë të gjithë agjendën – kjo është ajo për të cilën shqetësohen më shumë njerëzit”, ka thënë ai në një intervistë për “Semafor”.

“Ka disa aspekte të qeverisjes, politikëbërjes, dhe të opinionit publik me të cilin po përballet për herë të parë SHBA-ja në ditët e sotme”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka theksuar tutje gjithashtu se marrëdhëniet e tij jo të mira me ish-të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të jenë sfidë nëse Grenelli siguron një pozitë tjetër të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare në administratën e re amerikane.

“Ndoshta ne nuk jemi në krye të listës (V.J. të Trumpit). Ai do të merret me disa vende të tjera paraprakisht”, ka thënë Kurti duke qeshur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika