Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet

Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Njohës të fushës vlerësojnë se iniciativa në thelb mbetet e mirë, gjersa theksojnë se interesat më të larta në këtë veprim, i ka vet subjekti i Krasniqit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Pas një ftese nga kryeministri, iniciativën për të ngulur këmbë përsëri në zgjedhjet e parakohshme ka vendosur ta marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky i fundit, iu drejtua me një letër partive opozitare dhe asaj në pushtet duke u kërkuar që deri të mërkurën e ardhshme të dakordohen për shpërndarjen e Kuvendit.

E kjo iniciativë, sipas analistëve u ka hapur rrugën partive opozitare për të treguar gatishmërinë e tyre.

“Është rrugë e mirë, korrekte për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Pra, në njëfarë mënyre do të testojë edhe opozitën se sa do jenë gati për zgjedhje. Ndërkaq, egon për ta shkarkuar qeverinë që e kanë disa parti opozitare, konsideroj që janë pavend. Nëse janë zgjedhjet e parakohshme kauza, atëherë duhet të gjendet alternative më e drejtë dhe më e mirë e mundshme”, tha Visar Xani, analist.

Por ky veprim i Krasniqit, sipas analistit Arbnor Sadiku, është më së shumti në interes të subjektit të tij.

“Me shkuarjen në zgjedhje, ata pretendojnë që hyjnë në një koalicion me LVV-në dhe pastaj të shpallin zgjedhje të brendshme në PDK, ashtu që të zgjedhin krizën e lidershipit të PDK-së, ta menaxhojnë. Letra e tillë shpërfaq gjendjen në të cilën është PDK, e cila në një kohë ka qenë në pushtet dhe tani është në krizë të brendshme politike”, tha Arbnor Sadiku, analist.

Letrës së Kryetarit Krasniqi deri tani i është përgjigjur vetëm LDK, por jo pozitivisht. Nga ky subjekt kanë deklaruar se përgjigjja tanimë i është dhënë kryeministrit Kurti, që nuk e përkrahin një formë të tillë.

Televizioni është përpjekur të kontaktojë edhe me anëtarë të AAK-së për të kuptuar qëndrimin e tyre, por të njëjtit, kanë qenë të paqasshëm në telefon.

Kreu i PDK-së dhe kryeministri u takuan para një javë, dhe ndër të tjera diskutuan edhe për zgjedhjet e reja.

Të dyja partitë janë shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa dy partitë e tjera parlamentare që nuk morën pjesë në takim, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika