Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, puna e grupit punues pa rezultate të prekshme

Synim strategjik i Kosovës është anëtarësimi i plotë, por Ministria e Jashtme nuk ka treguar se ku ka arritur puna e një grupi punues ndërinstitucional, i cili ishte themeluar në vitin 2022 për përshpejtimin e procesit. Gjatë kësaj kohe, nuk është bërë ndonjë përparim konkret në këtë drejtim, por ekspertë të sigurisë ndërkombëtare thonë se pengesat janë politike dhe raportet me Serbinë

Dy vjet punë i ka bërë grupi ndërinstitucional për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Por, për tërë këtë periudhë, kosovarët nuk kanë parë ndonjë përparim konkret apo afrim me aleancën ushtarake veri-atlantike.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tash e pesë ditë nuk i ka kthyer përgjigje Dukagjinit në pyetjet rreth arsyeve për mungesën e rezultateve, dhe fazës në të cilën aktualisht gjendet ky grup.

E, ngecjet e tilla i vlerëson më shumë si ngecje politike koloneli shqiptar Çlirim Toci, që tani është pjesë e Kolegjit të Mbrojtjes së vendeve të Baltikut në Estoni.

Ai thotë se rol të kyç në këtë proces ka situata nëpër të cilën Kosova po kalon me marrëdhëniet me Serbinë.

“Disa vende anëtare të NATO-së që janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian, nuk e kanë njohur Kosovën dhe janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre çështjeve politike të cilat po ndodhin dhe po zhvillohen kohët e fundit në mjedisin politik në Kosovë në lidhje sidomos me menaxhimin e situatës në veri, dhe konkretisht me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, tha Çlirim Toci, profesor në Kolegjin e Mbrojtjes në Estoni.

Për t’i dhënë një shtytje të re procesit, Qeveria e Kosovës, sipas Tocit, duhet të krijojë një platformë kombëtare gjithëpërfshirëse e cila do të përfshinte një unifikim të plotë mes pushtetit dhe opozitës.

Qysh para dy vitesh, Qeveria kishte paralajmëruar se dëshiron të aplikojë në Partneritetin për Paqe, program ky i NATO-s i cili është parakusht për anëtarësim të plotë në aleancë.

Por, edhe këtu rregullat janë të njëjta, sikurse për anëtarësimin në NATO pasi kërkohet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare.

Andaj, pa njohjen nga Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania, sipas ekspertit të sigurisë ndërkombëtare Adrian Shtuni, anëtarësimi në program është i paarritshëm.

“Nëse Kosova dedikon më tepër energji dhe shikon me përparësi strategjike qasjen ndaj vendeve mosnjohëse të NATO-s dhe më tepër energji dhe më tepër bashkëpunim me vendet partnere të rëndësishme si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e QUINT-it, kam përshtypjen se do të mund të ecim në drejtim të NATO-s dhe jo vetëm. Por në drejtimin e anëtarësimit në organizata shumë të rëndësishme, të cilat pastaj do t’ia forcojnë statusin dhe sovranitetin si shtet”, tha Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë ndërkombëtare.

Përshpejtimin e anëtarësimit në NATO, Kosova e kërkoi pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika