Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën ari në vlerë prej 10 mijë eurosh në një shtëpi në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar dy të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 11 maj në Gjakovë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar dy të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur më 11 maj në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ishte raportuar në polici nga një grua.

“Më datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj në lagjen ‘Dardania në Gjakovë dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, thuhet se janë siguruar informata dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar.

“I dyshuari me inicialet V. A. mashkull kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull kosovar i moshës madhore, është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika