“Bad News Eagles” fiton ndaj “MAD Lions” në turneun “REPUBLEAGUE CS:GO”

Ekipi shqiptar "Bad News Eagles", të premten e 10 qershorit, fitoi edhe ndeshjen e dytë në turneun "REPUBLEAGUE", dhe kaloi në finale të grupit A

Bad News Eagles fiton ndaj MAD Lions

Në ndeshjen e dytë të turneut “REPUBLEAGUE”, ekipi shqiptar “Bad News Eagles” u tregua i suksesshëm, duke e mposhtur me rezultat 2:0 me mapa ekipin “MAD Lions”.

Në të dy mapat ekipi shqiptar tregoi lojë të sigurt, duke e mbyllur mapin e parë me rezultat 16-7, ndërsa mapin e dytë 16-11.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje u shpall Flatron Halimi ( juanflatroo ), me vlerësimin nga HLTV 1.60.

Ndeshja e radhës për “Bad News Eagles” do të jetë kundër ekipit “ECSTATIC”, ku nëse ekipi shqiptar e fiton këtë ndeshje, do të sigurojë gjysmëfinalen në turneun “REPUBLEAGUE”.

Ndeshjen me ekipin “ECSTATIC” do ta zhvillojë në formatin “Bo3” më 12 qershor. Për ekipin shqiptar, kjo ndeshje do të jetë e vështirë, pasi u mposht disa herë nga ky ekip.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika