Policia konfiskon mijëra dinarë dhe euro në “Bankën postare kursimore” në veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi mijëra dinarë dhe euro në një operacion në “Bankën postare kursimore” në veri, në kuadër të hetimit të rastit të njohur si "Dinari serb"

Paratë e konfiskuara nga institucionet financiare serbe në veri të Kosovës gjatë aksionit policor më 20 maj 2024.

Policia e Kosovës ka vijuar hetimet në lidhje me rastin “Dinari serb”, duke kryer kontroll edhe të mërkurën në filialen e bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut.

Gjatë këtij kontrolli, Policia ka bërë të ditur se u zbulua një kasafortë, e cila më 20 maj ishte ende e mbyllur për shkak të mungesës së personit përgjegjës për çelësat.

Por më 29 maj, policia arriti të identifikojë menaxheren e pikës dhe me ndihmën e saj, kasaforta u hap dhe u sekuestruan mjete monetare në vlerë: 152,290.00 Dinar (152,290 dinarë serb), 4580€ (4,580 euro), 940 CHF (940 franga zvicerane).

“Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat. Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Menaxherja e pikës u intervistua në cilësinë e së dyshuarës në prani të një avokati mbrojtës, ndërsa procesi i kontrollit u zhvillua pa incidente.

Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim dhe të gjitha vendimet ligjore do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

Aksioni në veri – Mbyllen gjashtë njësi ilegale të “Bankës Postare Kursimore”

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika