Takohet kryesia e PDK-së, theksohet se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile dhe kompetente

Sot është takuar kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Në këtë takim është theksuar se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile, e përgjegjshme dhe kompetente

Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve të PDK-së, ku temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kryetari Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ka theksuar se PDK-ja e ka dëshmuar seriozitetin e saj për t’i dhënë fund qeverisë aktuale.

“Deri atëherë, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm opozitar në vend”, thuhet tutje në njoftim.

I pari i partisë opozitare ka theksuar se PDK-ja e ka ofruar alternativën “më të mirë” për qytetarët, përmes propozimit të kandatit për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika