Trump shpallet fajtor për 34 akuza, vendimin e jurisë e quan “turp”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, është shpallur fajtor për 34 akuzat që rëndonin mbi të, derisa vendimin e institucioneve të drejtësisë e ka cilësuar si "turp"

Juria e ka shpallur ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë të parave të heshtura të bëra për ish-aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Ai kështu bëhet ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Trump është shpallur fajtor për të 34 akuzat, derisa këtë vendim e ka cilësuar si “turp”.

 “Ky ishte një turp, ky ishte një gjyq i montuar”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se “do të vazhdojë të luftojë deri në fund”, duke kritikuar kështu dhe procesin gjyqësor, njëkohësisht edhe duke pretenduar se është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“Kjo nuk ka përfunduar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika