Fenerbahçe ka arritur marrëveshje verbale me ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, për një kontratë dyvjeçare.
Mourinho tashmë ka dhënë miratimin e tij për të nënshkruar me klubin turk, me mundësinë e zgjatjes deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se Mourinho do të udhëtojë në Londër për finalen e Ligës së Kampionëve, pas së cilës, pritet të finalizojë dhe të nënshkruajë dokumentacionin zyrtar me Fenerbahçen.
Kjo lëvizje shënon një kapitull të ri në karrierën e trajnerit portugez pas largimit nga Roma, ku ai nuk arriti të ketë suksesin e dëshiruar.