Kurti dhe kryediplomati turk bisedojnë për projekte të përbashkëta

Krahas takimit dhe drekës së punës me presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë me zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yilmaz, dhe ministrin e Mbrojtjes, Yaşar Güler, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit gjithashtu edhe nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan.

Siç shkruan zyra e Kryeministrit, ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre prej se Fidan ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

“Ata diskutuan rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimit tregtar por edhe mbështetjes së Turqisë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kryeministri e falënderoi ministrin Fidan për qëndrimin e tij mbështetës për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale dhe për mikpritjen sot, kryeministri nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika