Dita e tretë e Panairit të Librit: “Dukagjini” për lexues të të gjitha moshave

Stenda e shtëpisë botuese "Dukagjini" është qendra e vëmendjes në Panairin e Librit, duke prezantuar një ofertë të shkëlqyer me zbritje të larmishme në botimet për fëmijë dhe të tjera, duke bërë të qartë se pasioni për librin përshkon të gjitha moshat dhe interesat

FOTO: Shtëpia Botuese Dukagjini

Në ditën e tretë të Panairit të Librit, stenda e shtëpisë botuese “Dukagjini” u bë qendra e vëmendjes për lexues të moshave dhe të interesave të ndryshme.

Shtëpia më e madhe botuese në Kosovë “Dukagjini” po vazhdon me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në këtë panair.

  • 30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
  • 40% zbritje në kolanën “Anima”; dhe deri në
  • 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.

E njohur për ofertën e saj të larmishme të librave, “Dukagjini” prezantoi botimet e saj nga kolanat “Anima”, “Magnum opus”, “Effugium”, “Fryma”, “Hermann Hesse”, “Klasikë” dhe botime të veçanta.

Gjatë dy ditëve, përfaqësuesit e shtëpisë botuese diskutuan për botimet e tyre me vizitorët, duke ndarë informacione dhe duke shkëmbyer mendime mbi librat e ndryshëm.

Një përvojë e veçantë ishte takimi me lexuesit e vegjël, të cilët impresionuan me njohuritë dhe interesimin e tyre për librat për fëmijë të ofruar nga “Dukagjini”.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është vendi ideal për të gjithë lexuesit e lexueset, duke ofruar një gamë të gjerë të literaturës për çdo shije dhe interes.

Panairi i Librit do të vazhdojë deri të dielën, më 9 qershor, dhe stenda e “Dukagjinit” do të jetë aty për të mirëpritur të gjithë dashamirët e librit.

Dita e dytë e Panairit, “Shtëpia botuese Dukagjini” vazhdon me zbritje

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika