Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri Evropian bazuar në sondazhet parazgjedhore

Siç raportohet, rezultatet e zgjedhjeve në shtetet evropiane do të dalin shumë shpejt pasi qendrat e votimit në 21 vende anëtare kanë filluar të mbyllen, duke konfirmuar një avantazh të së djathtës

Siç raportohet, rezultatet e zgjedhjeve në shtetet evropiane do të dalin shumë shpejt pasi qendrat e votimit në 21 vende anëtare kanë filluar të mbyllen, duke konfirmuar një avantazh të së djathtës.

Bëhet e ditur se zgjedhjet që u zhvilluan gjatë katër ditëve janë votimi më i madh transkombëtar në botë me rreth 360 milionë qytetarë të BE-së që u është kërkuar të japin votat e tyre për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian.

E siç raportohet, sondazhet parashikojnë fitore historike për partitë radikale të krahut të djathtë.

Gjithashtu do të kuptohet se kush e merr drejtimin e institucioneve evropiane në Bruksel, duke përfshirë Komisionin dhe Këshillin, me zgjedhjet e vendosura për të nxitur një garë për postet kryesore të BE-së.

Së fundmi, është publikuar një vlerësim se si mund të duket Parlamenti Evropian, bazuar në sondazhet parazgjedhore dhe vlerësimet e 11 vendeve anëtare, shkruan CNN.

  • Partia Popullore Evropiane: 181
  • Socialistët dhe Demokratët: 135
  • Partia për Përtëritjen e Evropës: 82
  • Konservatorët dhe Reformistët Evropianë: 71
  • Identiteti dhe Demokracia: 62
  • Të gjelbër: 53
  • Të majtë: 34.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika