Osmani pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Për 25-vjetorin e çlirimit, Tony Blair ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit, pritet që ata të deklarohen për medie. Më pas, Blair do të takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe pastaj do të marrë pjesë në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës. Në vazhdim, ai do të takojë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të marrë “Çelësin e qytetit”

Për nderë të 25-vjetori të çlirimit të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimi ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, ka mbërritur në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Blair është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Presidencë.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair pritet të deklarohen për medie.

Për nderë të 25-vjetori të çlirimit, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair arrin në Kosovë.

Në orën 10:10 Blair do të takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas këtij takimi, në orën 10:25 Blair do të marrë pjesë në seancën solemne ku do t’u adresohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Në 10:45 Blair do ta takojë edhe kryeministrin e Albin Kurti.

Ish-kryeministri britanik në 12:30 do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.

25-vjetori i çlirimit, Tony Blair mban fjalim në Kuvendin e Kosovës

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika