Nikolla në 25-vjetorin e çlirimit: Çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të
Kosovës, në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës u shpreh se lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve, partnerëve e miqve të çmuar të kombit shqiptar.

Ajo u shpreh se me mbështetjen e aleatëve, e ardhmja euroatlantike e Kosovës është e sigurt, ndërkaq, siç u shpreh ajo, pa ndihmën e tyre, asgjë nuk është e garantuar.

“Gjatë këtyre 25 viteve, Kosova më e reja Republikë e Evropës po ndërtohet si një shtet modern dhe euroatlantik në vizion, vlera, institucione, qëndrime e partneritete. Lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve, partnerëve, miqve të çmuar të kombit shqiptar. Kosova e zhvilluar, demokratike dhe paqësore do të vijojë të ndërtohet po me ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj. Me mbështetjen e tyre, e ardhmja euroatlantike e Kosovës është e sigurt, pa ndihmën e tyre, asgjë nuk është e garantuar”, tha ajo.

Nikolla tha se Shqipëria e mbështet fuqimisht zhvillimin, demokratizimin, shtimin e njohjeve dhe fuqizimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës.

“Shqipëria e Kosova janë sot dy shtete të pavarura, me miq e aleatë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe botën e qytetëruar dhe që aspirojmë anëtarësimin në familjen evropiane. Shqipëria mbështet fuqimisht zhvillimin, demokratizimin, shtimin e njohjeve dhe fuqizimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës. Çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë, çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po vijojmë partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin intensiv, mbështesim bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve në të mirë të shqiptarëve dhe paqes në rajon”, ka vijuar Nikolla.

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne më 12 qershor për nder të 25-vjetorit të Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika