Humolli: Budallallëk që opozita u beson ambasadorëve të huaj më shumë se kryeministrit

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, ka theksuar se opozita dhe klasa politike e vendit u besojnë më shumë ambasadorëve të huaj sesa liderëve të tyre.

Humolli ka vënë në pah se edhe gjatë periudhës së luftës, qëllimi kryesor ishte që Serbia të mos kthehej dhe se nuk kishte rëndësi kush shpallte pavarësinë, ish-presidenti Ibrahim Rugova apo Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se besimi i sotëm më shumë te diplomatët e huaj, sesa te liderët vendas, e kjo sipas tij, është një formë naiviteti dhe budallallëku.

“E shoh edhe sot, konfliktin, sikur të kishin marrë mësim prej kësaj historie të kaluar, shembull Ilaz Pireva është i LDK-së për mua është atdhetar, pse t’i besoj më shumë një anglezi ose një gjermani më shumë se atij. Është budallaki, është naivitet”, ka thënë ai.

“Unë i di që këtyre formacioneve politike se pozicioni ynë politik, që ka qenë atëherë një pozicion se ne nuk kemi konkurruar për pushtet, mua nuk më ka interesuar e shpall pavarësinë Rugova apo Hashim Thaçi, mua më ka interesu që këtu më të mos vijë Serbia dhe nëse tenton të vijë, ne kemi me ia ngrehë me pushkë menjëherë atyre dhe ndërkombëtarëve që e ndihmojnë. Ndërsa sot shtyhen klasa jonë politike i besojnë më shumë një ambasadori, pse opozita me i besu më shumë një ambasadori sesa kryeministrit, ose kryeministri me i besu më shumë një ambasadori sesa kryetarit të opozitës”, ka deklaruar tutje Humolli.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika