Informacionet e AKI-së çojnë në bastisjen e lokacioneve të terroristëve, kapet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në veri të vendit, të lidhura me ish-pjesëtarë të "Mbrojtjes Civile" dhe individë të përfshirë në sulmin e Banjskës. Në këto lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh ushtarake. Këto bastisje vijnë si rezultat i një operacioni të Policisë dhe të AKI-së. Për këtë ka reaguar edhe ministri, Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë bastisur disa lokacione në veri të vendit, që ndërlidhen me ish-pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëtarë që të grupit të sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një lokacion ka lidhje me personin që ndodhet në kërkim, Marjan Radojeviq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin e Banjskës, ndërsa lokacioni tjetër ndërlidhet me kriminelin tjetër, Zarko Cvetkoviq.

“Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkëpunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin ne kërkim, Marjan Radojeviq. Ndërsa lokacioni tjetër lidhet me një shtëpi në ‘Çeta e Minatorëve’, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin ne kërkim Zarko Cvetkoviq”.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani

Policia ka bërë të ditur se çfarë është gjetur në këto lokacione, teksa ka prezantuar arsenalin e armëve dhe të pajisjeve ushtarake në një konferencë të jashtëzakonshme për medie nga veriu i vendit.

Lokacioni 1: • 3 Arme te gjata AK-47 • 4 Karikatorë me 60 fishekë • 1 krehër me 11 Fishek • 1 këllëf revole • 1 çantë ushtarake;

Lokacioni 2: • 1 rrip brezi me 25 fishek për arme gjuetie. • 23 fishek për arme gjuetie • Pistolete TT me 1 karikatorë me 8 fishek • 3 karikator me nga 8 fishek • 2 karikator ne fotrolle • 28 fishek për arme te gjate • 10 krehër me fishek te armës se gjate (99 fishek) • 1 kuti me fishek 7×62 • 4 pastruese te armës • Kuti me lede te dyshimte;

Lokacioni 3: • Arme e gjate me bajonete • 1 pistolete me 2 karikatorë me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll. • Çantë e zeze me pajisje për pastrim te armës • 2 kutia me nga 50 fishek 7×62 • 3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishek • Arme e gjate gjuetie me çantë;

Lokacioni 4: • Iriq metalik • Jelek i brendshëm Antiplumb • 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100 • 1 Uniforme • Çantë e zeze me pajisje te ndihmës se pare • Adapter për Radiolidhje”.

Për këto bastisje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se institucionet kosovare e kanë shtuar vigjilencën dhe vendosmërinë për asgjësimin e secilit element kriminal që vjen nge Beogradi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

“Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.

Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar Sveçla në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe fotografi të arsenalit të gjetur nga Policia falë informacioneve të AKI-së.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika