Rrëmbeu një person dhe kërkoi 30 mijë euro për ta liruar, arrestohet i dyshuar brenda pak minutash

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka rrëmbyer një person tjetër dhe për lirimin e tij ka kërkuar 30 mijë euro.

Siç njofton Polica, arrestimi i të dyshuarit dhe lirimi i viktimës ka ndodhur brenda pak minutash pas raportimit.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprën rrëmbim Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim. Rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash (30000 euro).  Arrestimi i personit të dyshuar: Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, njofton Policia.

Gjithashtu, Policia ka bastisur lokacionin ku është mbajtur viktima dhe aty janë gjetur e sekuestruar; 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtë viktima, aty janë gjetë dhe sekuestruar: -1 armë -1 thikë -1 sopatë si dhe gjësende të tjera. Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika