Publikuan video duke shtënë me armë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë pasi shpërndanë video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë.

Kështu është bërë e ditur në raportin e përditshëm të policisë.

Policia i ka identifikuar dhe ka bastisur shtëpinë e tyre prej nga ka sekuestruar një pistoletë.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me 17 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika