Zvicra fiton bindshëm ndaj Hungarisë

Përfundon ndeshja mes Hungarisë dhe Zvicrës me rezultat 1:3

Zvicra ka siguruar fitore në lojën e parë të saj në Kampionatin Evropian duke mundur Hungarinë me rezultat 3:1

Kombëtarja e Zvicrës në pjesën e parë ka dominuar ndaj Hungarisë me një rezultat prej 0:2, por pjesa e dytë nuk ishte aq e letë për zviceranët.

Pavarësisht se në minutë e 66-të mori një gol, tërë kohën ka ruajtur epërsinë ndaj Hungarisë, kështu duke filluar me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Të shtunën pasdite në Koeln, Zvicra fitoi 3:1 ndaj Hungarisë. Ndeshja i takoi Grupit A.

Pjesa e parë la përshtypjen se dallimi në cilësi mes dy përfaqësueseve është i madh.

Në minutën e 12-të, sulmuesi i Zvicrës, Kwadwo Duah, shënoi gol për 1:0. Ai realizoi pas asistimit të bukur të Michel Aebischer. Në fakt fillimisht u sinjalizua pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të situatës në VAR, u pranua goli.

Ndërsa në minutën e 45-të për kombëtaren zvicerane shëno golin e dytë Aebischer, ndërsa në minutën 93-të shënoi Embola për ta vulosur fitoren.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika