Portugalia mposht Çekinë

Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Republikës së Çekisë, pasi në minutën e dytë të shtesës(92) shënoi gol Conceição.

Me golin e Conceição në minutat e fundit të lojës, ajo siguroi fitoren në lojën e parë të saj në Kampionatin Evropian “Euro 2024” që po mbahet në Gjermani.

Kundërpërgjigjet Portugalia, barazon rezultatin ndaj Çekisë

Portugalia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Çekisë vetëm shtatë minuta pasi pranoi golin nga kundërshtari.

Ishte Hranáč, ai që shënoi autogol në minutën e 69-të të ndeshjes, pasi topi devijoi dhe përfundoi në këmbën e tij.

Ndërsa, në minutën e 87-të ra edhe një gol në portën çeke, por ishte VAR dhe gjyqtarët ata që anuluan atë.

Çekia shënon gol ndaj Portugalisë

Kombëtarja e Republikës së Çekisë ka shënuar gol ndaj Portugalisë.

Ishte lojtari çek Provod, ai i cili e dërgoi në epërsi Çekinë në minutën e 62-të, duke “shtangur” favoritin e kësaj përballjeje.

Ai goditi topin fuqishëm nga një distancë në mënyrë direkte, duke “shpuar” portën e kundërshtarit.

Portugalia shkon për gjithçka ose për asgjë ndaj Çekisë – formacionet zyrtare

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika