Tahiri krahason rrugën Prishtinë – Podujevë me rrugë në Kandahar

Tahiri ka thënë se situata e njëjtë gati është edhe në rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan teksa e ka quajtur qeverinë aktuale të paaftë "për të bërë punë të hajrit"

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka krahasuar rrugën Prishtinë – Podujevë me rrugë në Kandahar.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se situata e njëjtë gati është edhe në rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, teksa e ka quajtur qeverinë aktuale të paaftë “për të bërë punë të hairit”.

“Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerëz e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen. Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të dalë me diçka konkrete në këtë 4-vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hairit për vendin”,  ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika