Heard për Depp: Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin, ai është një aktor fantastik

Aktorja Amber Heard në intervistën e parë pas gjyqit në emisionin "TODAY" në CBS ka treguar qëndrimin e saj pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp

Intervista e parë e Amber Heard pas përballjes në gjyq me ish-bashkëshortin Jonny Depp

Në intervistën e saj të pare pas gjyqit me Savannah Guthrie në emisonin “TODAY” në CBS, aktorja Amber Heard ka thënë se ajo nuk e “fajëson” jurinë për mbështetjen që kishin për Johnny Depp.

“Unë nuk i fajësoj ata. Në fakt e kuptoj, ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin. Ai është një aktor fantastik”, ka thënë Heard për Depp.

Heard në këtë intervistë ka thënë se furia e rrejteve sociale janë të “padrejta” pasi kanë favorizuar Depp gjatë gjyqit gjashtë javor. Heshtagu i Tik-Tokut “Drejtësia për Amber Heard” ka marrë 27 milionë shikime, ndërsa heshtagu “Drejtësi për Johnny Depp” ka marrë 20 miliardë shikime.

Johnny Depp dhe Amber Heard

“Nuk më intereson se çfarë mendon dikush për mua ose çfarë gjykimesh doni të bëni për atë qfarë ndodhi në privatësinë e shtëpisë time, në martesëm time, pas dyerve të mbyllura. Unë nuk mendoj se një person mesatar duhet t’i dijë ato gjëra. Dhe kështu nuk e marr personalisht”, ka thënë Amber Heard.

Aktorja Heard ka thënë se edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendon se po gënjej, prapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që ajo çfarë ka ndodhur në mediat sociale ka qenë përfaqësim i drejtë.

”Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë”, ka shtuar më tej Amber Heard.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika