3500 lindje nga janari në Gjinekologji, rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar

"Në Klinikën Gjinekologjike është një rënie e vogël, e lehtë, jo e madhe, por ka rënie deri tash janë diku 3500 lindje deri në gjysmën e vitit. Ku duke krahasuar me vitin e kaluar aty është ndonjë numër i vogël në rënie, por jo shumë i rëndësishëm”, ka thënë Ndrejaj

Klinika e Gjinekologjisë

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka thënë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur një rënie e lehtë e lindjeve krahasuar më vitin e kaluar.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se deri më tani janë regjistruar rreth 3500 lindje, teksa i gëzohet edhe renovimit të klinikës në vlerë prej 5 milionë euro.

“Në Klinikën Gjinekologjike është një rënie e vogël, e lehtë, jo e madhe, por ka rënie deri tash janë diku 3500 lindje deri në gjysmën e vitit. Ku duke krahasuar me vitin e kaluar aty është ndonjë numër i vogël në rënie, por jo shumë i rëndësishëm”, ka thënë Ndrejaj.

Ai ka folur edhe për renovimet që janë bërë në këtë klinikë, shtimit të shtretërve, ndërsa së shpejti do të shtohet dhe shërbimi i fertilitetit (IVF).

“Është bërë një renovim substancial shumë i rëndësishëm, një renovim që është me vite ka pasur nevojë, sidomos në repartet e lehonave pas lindjes dhe pas lindjeve me prerje cezariane dhe repartet e zyrës së pranimit dhe ambulantave specialistike. Është renovim i tërësishëm, ku janë shtuar përpos renovimin edhe disa shërbime, shërbimi i mjekësisë fetale dhe shërbimi i amiocentezës, pritet shumë shpejt të aktivizohet edhe shërbimi i fertilitetit apo IVF”, ka thënë ai.

Ndrejaj ka thënë se në këtë klinikë nuk ka pasur ikje të mjekëve, sipas tij, klinika ka pasur mungesë të infermiereve por me hapjen e konkursit të ri për pranimin e 20 mamive të reja pritet që të përmirësohet gjendja.

“Deri më tani nuk kemi asnjë mjek që ka shprehur dëshirën të shkojë. Më shumë kërkesat janë për mjekët e rinj që janë në specializim, ose në fillim të specializimit ose pas specializimit. Mirëpo mjekët të cilët janë të punësuar në Klinikën Gjinekologjike nuk ka asnjë mjek që ka shprehur dëshirën për të ikur. Klinika e jonë është më numër të mjekëve e mbuluar shumë mirë, kemi mjaftueshëm. Ndërsa pak kemi mungesë të numrit të infermiereve, të mamive. Por, edhe kjo do të përmirësohet shumë shpejt për shkak se është hapur konkursi këto ditë për pranimin e 20 mamive të reja edhe presim shumë shpejt që të përmirësohet edhe gjendja”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika