Maqedonia e Veriut shpall 5 diplomatë rusë persona non grata

Ambasadorit të Federatës së Rusisë në Maqedoninë e Veriut, i është dorëzuar një notë diplomatike, sipas së cilës, pesë diplomatë të saj janë shpallur persona “non grata”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Jashtme, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

“Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së maqedonase.

Në maj të vitit të kaluar, kjo ministri ka shpallur “non grata” edhe diplomatin rus Sergej Aleksandroviç Bazdikin.

Maqedonia e Veriut shpall 'non grata' diplomatin rus! Presidenti Pendarovski: Ka arsye për dëbimin, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj - Shqiptarja.com
Diplomatin rus, Sergej Aleksandroviç Bazdikin.

Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mund në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim, të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafit diplomatik të misionit është person “non grata” (i padëshiruar) ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshiruar”.

Arsyeja për shpalljen e tij, si person i padëshiruar, kishte të bënte me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika