Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi, si mund të ecim përpara

"..Besoj që pos tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi e të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë që mund të ecet para", ka deklaruar Kurti për takimin e nesërm me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e nesërm që do zhvillojë në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë me njohjen së paku defakto në qendër.

“Përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi trevjeçar, të shohim në cfarë gjendje ndodhemi, cilat janë idetë si mund të ecim përpara, për bindjen time të fuqishme marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit në Ohër e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen së paku defacto në qendër”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se Serbia vazhdimisht ka refuzuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kemi shkelje sistematike të Marrëveshjes nga Serbia, e kjo ka kulmuar me letrën e Bërnabiq, më 13 dhjetor, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike, e prej atyre na vijnë problemet. Nga mosrespektimi e shkelje na vijnë problemet në raport me Serbinë”, ka vijuar ai.

Ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë duke thënë se dje janë bërë nëntë muaj qëkur është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Millan Radojçiq, përgjegjës për këtë sulm endet ende i lirë në Serbi.

“Theksoj që dje janë bërë nëntë muaj prej se është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, heroi i Kosovës, që do të thotë se janë bërë 9 muaj që kryekriminieli i paramilitarëve terorristë Millan Radojciq ndodhet në liri, ndërsa nesër bëhet 1 vit prej se janë liruar tre policët që u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë por gjithsesi në terroritorin e Kosovës pasi që u mbajtën peng për 12 ditë. Kemi pasë vazhdimisht tensione e nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën në Beogradin zyrtar”, ka theksuar Kurti.

I pyetur për heqjen e masave ndaj Kosovës nga BE-ja, Kurti tha se Kosova i ka bërë hapat që ishin kërkuar.

“Nga ana e Kosovës gjithçka është kryer, e prandaj e kemi sugjerimin e Borrellit që unë shpresoj e uroj që vendet anëtare, që e kanë shef të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të lartë”, ka shtuar ai.

Nesër, për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të zhvilluar një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

BE ka njoftuar se palët fillimisht do të takohen me përfaqësuesit evropianë, e pastaj liderët e dy vendeve së bashku.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika