Kryeziu për Asociacionin: Disa gjëra, ndonëse të padëshirueshme duhet t’i pranojmë, sepse janë kompromise

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se këto takime ndonëse janë të padëshirueshme, janë të detyrueshme.

Në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Kryeziu duke iu referuar Asociacionit ka thënë se disa gjëra ndonëse janë të padëshirueshme, duhet të përfundohen, pasi ka kompromise, duke shtuar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është tradhti kombëtare.

Sipas Kryeziut, gabimi është që liderët politikë në Kosovë kauzat kombëtare i bëjnë kauza elektorale.

“Këto takime janë të detyrueshme, Kurti duhet ta dijë se disa çështje janë të padëshirueshme për neve, por duhet t’i përfundojmë, se janë kompromise, nuk janë tradhti kombëtare, nuk janë situata që do prodhojnë dicka tjetër, jo vetëm Kurti por gjithë liderët politikë në Kosovë kauzat kombëtare i bëjnë kauza elektorale”, ka deklaruar Kryeziu.

Nesër, për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel, për të zhvilluar një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja ka njoftuar se palët fillimisht do të takohen me përfaqësuesit evropianë, e pastaj liderët e dy vendeve së bashku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika