Arrestohen tre persona të dyshuar për kanosje në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për kanosje, ku dy prej tyre në Prishtinë e tjetri në Lipjan. Njëri nga të arrestuarit është shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për kanosje, ku dy prej tyre në Prishtinë e tjetri në Lipjan.

Sipas raportit ditor të PK-së, i dyshuari shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi ka kanosur një burrë me thikë.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Shqipërisë, për arsye se kishte kanosur me thikë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti tjetër në Prishtinë, i dyshuari kosovar ka kanosur dy persona të tjerë për mosmarrëveshje pronësore.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se është arrestuar një i dyshuar në Lipjan, pasi kanosi dhe fyeu një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje e ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika