Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për festën e Vidovdanit

Petar Petkoviq

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë me rastin e festës së Vidovdanit.

“Që një vit e gjysmë, Petkoviqit është duke iu ndaluar udhëtimi në Kosovë dhe kremtimi i festave më të mëdha me serbët në provincë dhe mbështetja e tyre për shkak të ndalesave të jashtëligjshme nga Kosova”, ka thënë zyra serbe në një njoftim.

Sipas njoftimit, vizita e Petkoviqit u paralajmërua në “përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme për lëvizje të lirë” dhe se qëllimi i vizitës ishte kryekëput “i natyrës fetare”, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ndaloi vizitën dhe kështu i shkeli të gjitha arritjet e bisedimeve në Bruksel”.

Portali Dukagjini ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika