Lushtaku: Në zgjedhjet e fundit ka pasur informacione që disa serbë e shqiptarë kanë dashur të më likuidojnë

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale ka marrë informacione për kërcënime ndaj jetës së tij nga disa serbë dhe shqiptarë.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zbuluar se gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale ka marrë informacione për kërcënime serioze për jetën e tij.

Sipas Lushtakut, disa serbë dhe shqiptarë kanë planifikuar ta likuidojnë atë.

Lushtaku ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje dhe siguri pas marrjes së këtyre informacioneve. Megjithatë, ai ka refuzuar mbrojtjen policore.

“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhur dhe më ka ofruar siguri, për herë të parë po e them. Por, s’kam pranuar sepse iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pasur tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pasur informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku në një intervistë për T7.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika