Mori vërejtje nga MPJD-ja, reagon Haxholli: Kam qenë i zëshëm vetëm kundër Serbisë

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka reaguar ndaj vërejtjes së marrë nga MPJD-ja për deklarimet e tij kundër Serbisë, e në mbrojtje të interesave shtetëror të Kosovës.

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka reaguar ndaj vërejtjes së marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Sipas Haxhollit, kjo vërejtje është marrë për reagimet dhe deklarimet e tij të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik dhe shtetëror të Kosovës.

“Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetar dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomandimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është vërejtja e parë në përvojën time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit,” ka shkruar Haxholli në një postim në Facebook.

Haxholli theksoi se nuk ka pritur të vlerësohet apo avancohet për qëndrimet e tij kundër veprimeve të Serbisë, por ka shtuar se do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e Kosovës, pavarësisht pasojave.

“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ripërsërisë, që edhe sikur masa korrigjuese ndaj meje të ishte vetësuspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia paraprake, unë të veproja njësoj, përsëri,” ka theksuar ai.

Haxholli kërkoi sqarime nga MPJD-ja lidhur me vendimin e marrë dhe arsyetimet për vërejtjen.

Ai shtoi se në mungesë të një arsyetimi përmbajtësor, do ta konsiderojë vërejtjen si një referencë dhe rekomandim për punën e tij, duke mos e ankimuar juridikisht.

“Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush prononcohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hierarkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së,” ka shtuar Haxholli.

Në përfundim, Haxholli ka theksuar se do të mbajë vërejtjen si një njohje të punës së tij në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, duke vlerësuar se heshtja në diplomaci nuk ka ndonjë vlerë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika