Ministri Murati ka deklaruar pasurinë e tij, më shumë letra me vlerë sesa para të gatshme

Ministri i Financave ,Hekuran Murati në Agjencinë kundër Korrupsionit e ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021, ku sipas deklarimit ai ka më shumë letra me vlerë se sa para të gatshme.

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit pasurinë e tij për vitin 2021.

Prej pasurisë së tij, shuma e parave të gatshme ka arritur vlerën prej 9 mijë e 270 euro.

Posedimi i parave të gatshme

Pasuria e paluajtshme 

Në kuadër të kategorisë së pasurisë së paluajtshme, Hekuran Murati ka deklaruar një banesë me 41.00 metra katrorë, të blerë në vitin 2018 që ka vlerën 38 mijë euro.

Gjithashtu, ka deklaruar edhe tokë prej 17 ari, të blerë me një vlerë prej 23 mijë eurosh.

Pasurit e palujtshme

Pasuri të lujtshme 

Në kuadër të pasurisë së lujtshme, Ministri Murati ka deklaruar që ka vetëm një veturë në vlerë prej 3 mijë e 100 eurosh.

Pasurit e lujtshme

Posedim aksionesh

Sa i përket posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale, Murati ka deklaruar një biznes të quajtur Hekuran Murati BI, si dhe një biznes me emrin Superprona Op, e cila është joaktive ku ka 50 për qind të aksioneve, dhe një biznes tjetër po ashtu jo aktiv 99 Ngjyra OP, ku ka 50 për qind të aksioneve.

Posedimi i aksioneve në shoqërin komerciale

Posidimi i letrave me vlerë

Hekuran Murati ka deklaruar posedimin e pasurisë së tij ku përmban letra me vlerë si Tesla Inc në vlerën prej 26 mijë e 700 euro si dhe Allianz SE në vlerën prej 4 mijë e 300 euro, Volkswagen AG në vlerën 6 mijë e 300 euro, si dhe Netflix Inc në vlerë 8 mijë e 700 euro.

Posedimi i letrave me vlerë

Përpos këtyre, ai ka deklaruar 26 mijë e 731 euro pagë neto dhe meditje vjetore që Murati merr nga Qeveria, si dhe devidentë vjetore më vlerë 212 euro.

Paga vjetore neto i Ministrit Muratit

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika